0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Supë me brokoli

Në këtë recetë të lehtë të supës me brokoli, kombinoni bashkë qepë, hudhra, limon dhe borzilok të freskët. Përgatisni një supë të shijshme e të butë, burim shumë i mirë i vitaminës C dhe vitaminës K.

Përbërësit Kryesorë: lëng pule, brokoli, qepë, hudhër, limon

1255

Përbërësit

Lëng pule ose lëng perimesh (afërsisht 1 litër)

300 gr brokoli

2 qepë të njoma

1 qepë e thatë

2 thelpinj hudhre

1 limon

2 lugë kos

1 tufë borzilok

50 gr gjalpë

100 ml vaj ulliri

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

879

Kaloritë (kcal)

200

Yndyrnat Totale (g)

20.8

Proteina(g)

2.1

Karbohidratet Totale (g)

6.6

Fibrat Dietike (g)

2.1

Sheqernat (g)

1.5

Udhëzimet

Hapi 1Grijmë në kube brokolit, qepët dhe hudhrat e pastruara. Grijmë shumë imët borzilokun dhe shtrydhim limonin.

Hapi 2Në një tenxhere vendosim pak vaj ulliri dhe shtojmë qepët dhe hudhrat. I përziejmë për pak minuta. Sa pa marrë ngjyrë, shtojmë brokolit.

Hapi 3I lëmë për pak minuta dhe shtojmë lëngun e pulës të ngrohtë (ose të perimeve), kripën dhe piperin.

Hapi 4E lëmë supën të ziejë derisa të ketë marrë shije dhe të jetë lidhur mirë.

Hapi 5Në 10 minutat e fundit shtojmë borzilokun, lëngun e limonit, kosin dhe gjalpin.

Hapi 6E kalojmë në multi procesor dhe nëse është e nevojshme, në një sitë të hollë.