
Supë me domate
Kjo supë e lehtë kremoze me domate është e freskët dhe shumë e shijshme. Një opsion fantastik për veganët dhe vegjetarianët. Perfekte për çdo rast!
Main Ingredient: domate, qepë, karrotë, hudhër
Përbërësit
400 gr domate
1 qepë e vogël
1 karrotë
1 spec djegës
2 thelpinj hudhre
1 tufë borzilok
1 kërcell selinoje
100 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
666Kaloritë (kcal)
159Yndyrnat Totale (g)
15.8Proteina(g)
0.9Karbohidratet Totale (g)
4.6Fibrat Dietike (g)
1.1Sheqernat (g)
2.6Udhëzimet
Step 1Presim në kube perimet (përvec domates) dhe i vendosim në një tenxhere me vaj ulliri.
Step 2Përziejmë në temperaturë të ulët dhe, enda sa pa marrë ngjyrë, shtojmë domaten. Vazhdojmë të përziejmë derisa domatja të nxjerrë lëngun e parë dhe masa ka nisur të ziejë.
Step 3Shtojmë ujin, kripën, piperin dhe e lëmë të ziejë për 45 minuta, ose derisa supa të jetë lidhur mirë.
Step 4Në 10 minutat e fundit shtojmë borzilokun. E kalojmë në multi procesor dhe për t'u siguruar që nuk kanë mbetur copa perimesh, e kalojmë lëngun e supës në një sitë të hollë.