0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Supë me Kërpudha

Gatuani një supë të lehtë dhe të pasur me vitaminë C. Në më pak se 30 minuta do të përgatisni një pjatë perfekte për darkën gjatë javës ose një vakt vegjetarian.

30 Minuta Përbërësit Kryesorë: kërpudha, gjalpë, vaj ulliri, hudhër, erëza

1649

Përgatitja: 30 Minuta

Përbërësit

300 gr lloje të ndryshme kërpudhash (Portobello, Champignon, Porcini etj.)

Pak lëng pule

1/2 gotë verë e bardhë

2 lugë kos

50 ml vaj tartufi

50 gr gjalpë

50 ml vaj ulliri

1 limon

1 qepë

3 thelpinj hudhre

Pak majdanoz

Kripë

Piper

Këshilla

  • Kërpudhat Cremini - të zakonshme i japin një shije umami supës tuaj, krahasuar me kërpudhat e bardha.
  • Për ta bërë më të trashë dhe kremoze, shtoni fasule të bardha ose patate të ziera.
  • Mund të përdorni lëng perimesh në vend të lëngut të pulës.
  • Supa mund të ruhet 4-5 ditë në frigorifer. Ruajeni në një enë prej qelqi.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

653

Kaloritë (kcal)

156

Yndyrnat Totale (g)

12.9

Proteina(g)

3.4

Karbohidratet Totale (g)

9

Fibrat Dietike (g)

1.1

Sheqernat (g)

1.4

Udhëzimet

Hapi 1Pastrojmë mirë kërpudhat. Kërpudhat e vogla nuk i lajmë me ujë, por i pastrojmë me pecetë të pastër dhe të njomë, ndërsa kërpudhave të mëdha u heqim cipën. I presim në feta.

Hapi 2Presim hollë qepën dhe hudhrat, ndërsa majdanozin e grijmë imët.

Hapi 3Vendosim në një tenxhere gjalpin, vajin e ullirit, qepët dhe hudhrat. I lëmë për pak minuta në zjarr me temperaturë të ulët.

Hapi 4Shtojmë kërpudhat dhe mbyllim tenxheren me kapak, që kërpudhat të nxjerrin lëngun e tyre.

Hapi 5I shuajmë me verë dhe shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin, majdanozin dhe vajin e tartufit.

Hapi 6E ziejmë supën deri në momentin që ka marrë shijen e dëshiruar, dhe në 10 minutat e fundit shtojmë lëngun e limonit dhe kosin. Në fund e kalojmë në multi procesor.