0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Supë me patate

Kjo recetë e supës me patate është shumë e mirë! Është e shpejtë dhe e lehtë për t'u bërë. Supa me patate është e pasur në vlera si vitaminë K, vitaminë C dhe është shumë e ulët në kolesterol. Kombinimi me presh dhe qepë është fantastik, të cilin do ta shijoni shumë duke e shoqëruar me një sandwich apo sallatë.

Main Ingredient: patate, lëng pule, presh, hudhër, qepë, limon

7619

Përbërësit

Lëng pule

300 gr patate

100 gr presh

2 thelpinj hudhre

2 limonë

1 qepë

1 qepë e njomë

1 lugë kos

1 lugë gjalpë

3 lugë vaj tartufi

100 ml vaj ulliri

1 arrë moskat

Kripë

Piper

Këshilla

  • Supën mund ta shërbeni dhe pa e kaluar në multi, por direkt pas zierjes shtoni lëngun e limonit dhe kosin.
  • Në vend të lëngut të pulës vegjetarianët mund të përdorin lëngun e perimeve.
  • Mund të shtoni përbërës ekstra, si salcë Worcestershire, mustardë, farë selinoje, trumzë, erëza dhe verë të bardhë.
  • Shkon shumë mirë me sallatën me rukola, kopër dhe uthull limoni, sallatën me spinaq, sallatën me domate, djathë të bardhë feta dhe fasule.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

632

Kaloritë (kcal)

151

Yndyrnat Totale (g)

11.7

Proteina(g)

1.8

Karbohidratet Totale (g)

12.5

Fibrat Dietike (g)

2.6

Sheqernat (g)

1.2

Udhëzimet

Step 1Pastrojmë dhe qërojmë patatet, preshin, qepën, hudhrat. Patatet i presim në kube, ndërsa qepët dhe hudhrat i grijmë hollë.

Step 2Vendosim në tenxhere vaj ulliri dhe shtojmë qepët, preshin, hudhrat. I përziejmë.

Step 3Sa pa marrë ngjyrë, shtojmë patatet. I skuqim dhe për pak minuta, derisa përbërësit të marrin shijen e njëri-tjetrit.

Step 4Shtojmë lëngun e pulës, kripën, piperin, arrën moskat (të grirë në renden përkatëse) dhe vajin e tartufit.

Step 5E lëmë supën të ziejë për 45 minuta.

Step 6E kalojmë në multi, ku shtojmë lëngun e limonit dhe kosin.