0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Supë me perime

Si të përballoni të ftohtin dhe sëmundjet e stinës? Një supë e ngrohtë me perime është gjithmonë zgjidhja më e shijshme! Perimet fantastike janë të pasura me vitamina C dhe K, që luftojnë çdo dobësim të organizmit. Lexoni hapat dhe përgatiteni atë shumë shpejt.

Përbërësit Kryesorë: perime, erëza, vaj ulliri

2948

Përbërësit

Lëng perimesh

1/2 spec jeshil

1/2 spec i kuq

1/2 patëllxhan

1/2 kungull jeshil

Pak brokoli

Disa gjethe spinaqi

1 domate

1 patate

1 qepë e vogël

2 qepë të njoma

2 thelpinj hudhre

2 limonë

1/2 kërcell selino

Pak mendër (nenexhik) të freskët

Pak borzilok

Pak majdanoz

Kripë

Piper

100 ml vaj ulliri

1 lugë gjalpë

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

397

Kaloritë (kcal)

96

Yndyrnat Totale (g)

7.5

Kripa (g)

0.13

Proteina(g)

2

Karbohidratet Totale (g)

4

Fibrat Dietike (g)

1.2

Sheqernat (g)

2

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë perimet me ujë të rrjedhshëm dhe i presim në formë kubike. Erëzat e njoma i presim hollë.

Hapi 2Në një tenxhere vendosim vaj ulliri dhe perimet (përveç domates, limonit dhe erëzave). I përziejmë në zjarr të ngadaltë.

Hapi 3Kur perimet të nisin të zbuten, shtojmë domaten dhe pak më vonë lëngun e perimeve.

Hapi 4I lëmë të ziejnë për 40 minuta. Gjatë 10 minutave të fundit hedhim gjalpin, kripën, piperin, lëngun e limonit, majdanozin, mendërzën dhe borzilokun.