0 / 5

Ideale Për Diabetikët

Ideale Për Vegjetarianët

Supë me spinaq

Supa e spinaqit ofron shumë përfitime shëndetësore. Spinaqi konsiderohet si ushqimi më i shëndetshëm në botë, pasi përmban hekur, kalcium dhe magnez. Pjatë fantastike për të menaxhuar diabetin, parandaluar astmën, ulur presionin e gjakut dhe shumë i mirë për shëndetin e kockave.

Përbërësit Kryesorë: spinaq, lëng pule, qepë, limon, kos Kalori Të Ulëta Yndyrna Të Ulëta

1955

Përbërësit

Lëng pule

1 kg spinaq

1 qepë

3 qepë të njoma

1 limon

1 lugë kos

1 lugë gjalpë

100 ml vaj ulliri

1 tufë kopër

Arrë moskat

Kripë

Piper

Këshilla

  • Për një version vegjetarian përdorni lëng perimesh në vend të lëngut të pulës.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

404

Kaloritë (kcal)

96.5

Yndyrnat Totale (g)

8.3

Proteina(g)

2.6

Karbohidratet Totale (g)

4.8

Fibrat Dietike (g)

2.1

Sheqernat (g)

0.8

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë mirë spinaqin, ndajmë me duar gjethet në disa pjesë dhe i lëmë të kullojnë.

Hapi 2Presim në kube qepët dhe grijmë hollë koprën.

Hapi 3Në një tenxhere vendosim vaj ulliri dhe gjalpë. Shtojmë qepën dhe e skuqim për pak minuta. Sa pa marrë ngjyrë ende, shtojmë spinaqin. E mbyllim tenxheren me kapak, derisa spinaqi të nxjerrë lëngjet.

Hapi 4Shtojmë një sasi mesatare të lëngut të pulës, duke qenë se një pjesë lëngu është nxjerrë nga spinaqi.

Hapi 5Shtojmë kosin, limonin dhe koprën. I lëmë të ziejnë për 20 minuta dhe më pas e kalojmë në multi.