
Tagliatelle me fileto pule, domate të thara dhe borzilok
Një drekë ose darkë fantastike, me sasi të ulët yndyrnash dhe burim i shijshëm i vitaminës C. E thjeshtë për t'u përgatitur, plot aromë dhe shije mesdhetare.
30 min 4 Main Ingredient: tagliatelle, fileto pule, domate të thara, domate qershi, djathë Pecorino
Përbërësit
500 gr tagliatelle
300 gr fileto pule
100 gr domate të thara
1 tufë borzilok
10 domate qershi
1 lugë kafeje piper i ëmbël i kuq
100 gr djathë Pecorino i grirë
70 ml vaj ulliri
4 thelpinj hudhre
1 qepë e vogël e grirë
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
829Kaloritë (kcal)
198Yndyrnat Totale (g)
11.9Proteina(g)
8.6Karbohidratet Totale (g)
58.9Fibrat Dietike (g)
0.5Sheqernat (g)
0.7Udhëzimet
Step 1Pasi kemi pastruar mirë perimet, i presim domatet e freskëta në 4 pjesë, presim hollë domatet e thara, grijmë qepën dhe hudhrat hollë.
Step 2Në një tenxhere vendosim pastën të ziejë dhe në një tenxhere tjetër fillojmë me përgatitjen e salcës.
Step 3Vendosim në tenxhere qepën, hudhrat, fileton e pulës të prerë në kube, domatet e thara, dhe i skuqim për pak minuta.
Step 4Më pas vendosim domatet qershi, piperin e kuq, kripën, piperin dhe borzilokun.
Step 5Pasi të kenë marrë shijen që ne duam, vendosim pastën në salcë, djathin e grirë, pak vaj ulliri dhe pak lëng nga makaronat e ziera nëse duhet.