
Tartar me Salmon
Kjo pjatë me ngjyra të bukura është e freskët dhe shumë e shijshme! Ajo shërbehet si pjatë e parë, por mund të shijohet dhe si sallatë mes 2 personash ose si një aperitiv fantastik. Mund ta shoqëroni me feta kastraveci, bukë të thekur apo patate të prera hollë dhe të pjekura.
Main Ingredient: salmon, rukola, spinaq, vaj ulliri
Përbërësit
300 gr fileto salmoni
1 lugë kafeje mustardë
Pak rukola dhe spinaq gjethevogël
1 limon
2 kastravecë turshi
1 qepë e njomë
50 ml vaj ulliri
Pak kripë
Pak piper
Këshilla
- Për ta prerë më lehtë salmonin, vendoseni në ngrirje për 20 minuta.
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
934Kaloritë (kcal)
223Yndyrnat Totale (g)
18.5Proteina(g)
12.8Karbohidratet Totale (g)
2.7Fibrat Dietike (g)
1.2Sheqernat (g)
0.1Udhëzimet
Step 1Presim salmonin në kube të vogla dhe e vendosim në një enë. Aty shtojmë qepën e grirë hollë, mustardën, kripën, piperin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, kastravecët turshi të grirë hollë.
Step 2I përziejmë mirë dhe me kujdes.
Step 3I lëmë të marinohen për 15 minuta. Më pas i dekorojmë në pjatë, duke shtuar rukolën dhe spinaqin sipër. I hedhim pak kripë, limon dhe vaj ulliri për shije.