0 / 5

Tartë çokollate

Nëse dëshironi të ëmbëlsoni darkën e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri, kjo tartë me çokollatë nuk do t'ju zhgënjejë! Tarta klasike e shoqëruar me akullore dhe Baileys krijon një ëmbëlsirë perfekte për pas darkës, për t'u shijuar pranë personave të dashur të familjes.

Përbërësit Kryesorë: brumë sable, pana, çokollatë

1860

Përbërësit

500 gr brumë sable

300 ml pana 35 %

400 gr çokollatë 50-55 %

1 lëkurë limoni jeshil (lime)

1 bishtajë vanilje

Këshilla

  • Tarta është më e mirë ditën kur gatuhet, por mund të përgatitet dhe 1 ditë më parë dhe të shërbehet e ftohtë. Silleni në temperaturën e dhomës para se ta shërbeni.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

1600

Kaloritë (kcal)

382

Yndyrnat Totale (g)

17

Kripa (g)

0.03

Proteina(g)

7.7

Karbohidratet Totale (g)

45

Fibrat Dietike (g)

6.5

Sheqernat (g)

17

Udhëzimet

Hapi 1Hapim brumin në formë pete jo shumë të hollë. E vendosim në një tavë për ta pjekur për 8 minuta në temperaturë 170 gradë dhe e lëmë të ftohet.

Hapi 2Në një tenxhere vendosim panën të vlojë, bashkë me mjaltin dhe vaniljen. Më pas, ashtu të ngrohtë, e hedhim në një enë, në të cilën kemi vendosur çokollatën e prerë në copëza.

Hapi 3I përziejmë mirë derisa çokollata të shkrijë mirë dhe më pas e lëmë të ftohet.

Hapi 4E vendosim këtë masë në tartën e pjekur. E lëmë masën të mpikset dhe të ftohet mirë (minimumi 2 orë) dhe tarta me çokollatë është gati për t'u shijuar.