
Tartë djathi me luleshtrydhe (cheesecake)
Cheesecake është një ëmbëlsirë e përbërë nga një ose më shumë shtresa, ku shtresa kryesore përbëhet nga një përzierje e djathit të butë (zakonisht krem djathë ose ricotta) me vezë, vanilje dhe sheqer. Kjo recetë klasike e kombinuar me luleshtrydhe është fantastike për t'u shijuar me familjen!
Main Ingredient: djathë Philadelphia, ricotta, vezë, luleshtrydhe, pana, biskota Cuisine: Amerikane
Përbërësit
500 gr djathtë Philadelphia
250 gr ricotta
4 të verdha vezësh
6 luleshtrydhe
4 lugë mjaltë
200 ml pana 35%
200 gr biskota
70 gr sheqer pluhur
70 gr gjalpë
1 bishtajë vanilje
Këshilla
- Mund ta përgatisni dhe me shije të tjera si kungull, limon, çokollatë, Oreo, gështenjë ose karamel me gjalpë.
- Mund të shtoni fruta, krem, arra, biskota, salcë frutash ose shurup çokollatë.
Fakte Mbi Të Ushqyerit
per serving of 100 grEnergjia (kJ)
1193Kaloritë (kcal)
286Yndyrnat Totale (g)
19Kripa (g)
0.99Proteina(g)
11Karbohidratet Totale (g)
18Fibrat Dietike (g)
0.7Sheqernat (g)
11Udhëzimet
Step 1Rrahim në mikser djathin Philadelphia, ricotta, sheqerin, të verdhat e vezës dhe 2 lugë mjaltë.
Step 2Në një enë tjetër rrahim mirë panën, derisa të ketë filluar të trashet, e përziejmë bashkë me kremin e djathit dhe vazhdojmë përsëri rrahjen edhe për disa minuta.
Step 3Shkrijmë gjalpin dhe shtojmë në të biskotat, të cilat i kemi kaluar në multi për t’i thërrmuar.
Step 4Më pas shtrojmë biskotat në tavë 20x20 cm, duke i sheshuar. Hedhim luleshtrydhet në krem, duke i përzier lehtë dhe këtë të fundit e vendosim sipër shtresës së biskotës.
Step 5E lëmë tavën në frigorifer për të paktën 5 orë.
Step 6Mjaltin e mbetur e hedhim si shtresë sipër tartës, në të gjithë sipërfaqen e saj ose në porcionet që do të shërbejmë.