0 / 5

Tavë dheu

Receta e tavës së dheut është një nga gatimet më të veçanta të traditës shqiptare! Një gjellë e shijshme dhe e ngrohtë, që kombinon përbërës të thjeshtë e të freskët. Gjithmonë e shijshme për adhuruesit e gatimeve me produkte tradicionale të kuzhinës shqiptare.

Përbërësit Kryesorë: mish viçi, domate, gjizë, spec Kuzhina: Shqiptare Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

2743

Përbërësit

250 gr mish viçi të freskët

200 gr domate të freskëta

200 gr gjizë

100 gr spec jeshil

2 vezë

1 qepë e thatë

1 spec djegës

1 lugë gjelle miell

½ lugë gjelle salcë domatesh

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

497

Kaloritë (kcal)

119

Yndyrnat Totale (g)

7.5

Kripa (g)

0.23

Proteina(g)

8.5

Karbohidratet Totale (g)

3.8

Fibrat Dietike (g)

0.8

Sheqernat (g)

2.3

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë dhe pastrojmë domatet dhe specat. Mishin e presim në kubikë rreth 3 cm të gjatë dhe i lëmë mënjanë.

Hapi 2Presim në kubikë të vegjël qepën dhe specat, në mënyrë që të mos jenë të dukshëm në pjatën finale.

Hapi 3Në një tigan vendosim pak vaj ulliri dhe hedhim copat e mishit. I skuqim për aq kohë sa të marrin ngjyrë të kuqe.

Hapi 4Shtojmë kripë, salcë domatesh dhe pak ujë. Përziejmë deri sa përbërësit të lidhen bashkë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë.

Hapi 5Në një tigan të pastër vendosim vaj ulliri dhe qepën. Përziejmë deri sa të marrë ngjyrë të verdhë dhe shtojmë specat. Ndërkohë ndezim furrën në temperaturën 200 gradë.

Hapi 6Kur specat të kenë marrë pak ngjyrë, shtojmë miell dhe përziejmë ngadalë. Presim domatet në kubikë shumë të vegjël dhe i shtojmë në tigan.

Hapi 7Në momentin që shohim se është krijuar një masë në formë salce, shtojmë gjizën dhe vazhdojmë e përziejmë.

Hapi 8Rrahim vezët në një tas, i shtojmë tek salca në tigan dhe përziejmë përbërësit.

Hapi 9Kur përbërësit të jenë lidhur mirë bashkë, heqim tiganin nga zjarri dhe bashkojmë masën me copat e mishit.

Hapi 10E vendosim në një tavë balte dhe më pas për t'u pjekur për 20 minuta.