0 / 5

Ideale Për Vegjetarianët

Tavë me speca të mbushur

Receta e specave të mbushur me oriz është një nga recetat më të dashura dhe preferuara për shqiptarët! Kjo tavë përbën një vakt të shijshëm me vlera ushqyese dhe është një pjatë shumë e lehtë për t’u përgatitur. Ideale për vegjetarianët!

2 Përbërësit Kryesorë: speca, oriz, domate, qepë Kuzhina: Shqiptare Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

7267

Përbërësit

8 speca për mbushje

300 gr oriz

200 gr domate për gjellë

100 gr qepë të thata

Lëng mishi

5 thelpinj hudhre

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

336

Kaloritë (kcal)

81

Yndyrnat Totale (g)

4.8

Kripa (g)

0.4

Proteina(g)

1.5

Karbohidratet Totale (g)

7

Fibrat Dietike (g)

1.6

Sheqernat (g)

3.1

Udhëzimet

Hapi 1Zgjedhim 8 speca të mëdhenj dhe i lajmë e pastrojmë nga brenda. Një prej specave e ruajmë për ta përdorur si përbërës në mbushje.

Hapi 2Presim bishtin e specave në formën e kapakut dhe jo në pjesën më fundore të tij. Pasi i kemi pastruar, u hedhim pak kripë brenda dhe i vendosim mënjanë.

Hapi 3Presim në kubikë të vegjël qepët, domatet dhe specin. Gjithashtu, presim imët majdanozin dhe hudhrat.

Hapi 4Vendosim vaj ulliri në një tigan për të skuqur qepën. Kur qepa nis të marrë një ngjyrë të artë, shtojmë kubikët e specit. I përziejmë në tigan derisa të jenë skuqur të dy përbërësit.

Hapi 5Shtojmë domatet dhe i lëmë me përbërësit e tjerë në zjarr të ulët.

Hapi 6Kur të ketë marrë trajtën e një salce të lidhur, shtojmë orizin, kripën, piperin, majdanozin dhe hudhrat. I përziejmë bashkë dhe më pas i heqim nga zjarri.

Hapi 7Marrim një tavë dhe e lyejmë me pak vaj. Nisim mbushjen e specave me masën e përgatitur në tigan.

Hapi 8I vendosim specat në tavë dhe u hedhim sipër pak lëng mishi ose pak ujë dhe vaj. Tavën e vendosim për t'u pjekur në furrë në temperaturën 200 gradë dhe e lëmë të piqet për 30 minuta.