0 / 5

Tiramisù

Receta klasike e Tiramisù-së është një ëmbëlsirë elegante dhe e pasur italiane, e bërë me biskota të lehta dhe të ëmbla Savoiardi në gota të ngjyrosura me kafe, të shtruara me një krem të lehtë, mascarpone dhe pluhur kakao.

Main Ingredient: vezë, sheqer, pana, mascarpone, biskota, kafe, kakao Cuisine: Italiane Yndyrna të ulta Pa Gluten

10892

Përbërësit

2 vezë

100 gr sheqer

100 ml pana

250 gr mascarpone

150 gr Savoiardi/Ladyfingers (biskota per tiramisù)

100 ml kafe e përgatitur (Nescafe)

10 gr kakao pluhur

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

1255

Kaloritë (kcal)

301

Yndyrnat Totale (g)

18

Kripa (g)

0.16

Proteina(g)

5.1

Karbohidratet Totale (g)

29

Sheqernat (g)

24

Udhëzimet

Step 1Vendosim në një enë vezët dhe sheqerin. I përziejmë me mikser dore derisa masa të fryhet e të bëhet homogjene e kremoze.

Step 2Në një enë tjetër vendosim panën dhe e pëziejmë pak me mikserin. E lëmë në frigorifer që të pushojë.

Step 3Marrim masën e përgatitur më parë me vezë dhe sheqer dhe i shtojmë maskarponen. E përziejmë me një spatul nga poshtë-lartë me kujdes që të mos shfryhet veza.

Step 4Kur masa të jetë bërë krem mund ta bashkojmë me panën. Në këtë mënyrë përgatisim kremin e tiramisù-së.

Step 5Marrim 4 gota dhe vendosim pak krem poshtë. Biskotën e lyejmë me kafen Nescafe, e vendosim sipër kremit të tiramisù-së dhe shtojmë pak kakao të situr. Vendosim sërish krem sipër dhe biskotë tjetër të zbutur me kafe.

Step 6Përsërisim të njëjtin hap dhe më pas i vendosim në frigorifer për 1 orë që të mpiksen. Pas 1 ore mund t'i shërbejmë dhe shijojmë.