0 / 5

Topa të vegjël çokollate (truffles)

Truffles janë konfeksione me çokollatë dhe përgatiten nga ganache, një përzierje e çokollatës së shkrirë me krem të ngrohur, i cili ftohet derisa të jetë i fortë dhe vishet me çokollatë, pluhur kakao ose arra të copëtuara. Ato janë perfekte për t'u shërbyer si një ëmbëlsirë pas darkës. Përgatiten aq lehtë, sa nuk do të keni nevojë të përdorni një furrë, por vetëm çokollatë!

Main Ingredient: pana, çokollatë

3047

Përbërësit

300 gr pana pastiçerie 35%

300 gr çokollatë 70%

1 lëkurë portokalli

1 lugë gjelle liker (sipas dëshirës suaj)

Kakao

Këshilla

  • Mund t'i ruani në frigorifer deri në 2 muaj.

Fakte Mbi Të Ushqyerit

per serving of 100 gr

Energjia (kJ)

1552

Kaloritë (kcal)

375

Yndyrnat Totale (g)

31

Proteina(g)

7.9

Karbohidratet Totale (g)

13

Fibrat Dietike (g)

6.4

Sheqernat (g)

13

Udhëzimet

Step 1Në një tenxhere ngrohim qumështin pana derisa të vlojë.

Step 2Në një enë ku kemi vendosur me parë çokollatën e grirë, shtojmë një pjesë të qumështit pana dhe i përziejmë me kujdes.

Step 3Më pas, kësaj mase i shtojmë likerin dhe lëkurën e portokallit dhe i përziejmë. Në fund hedhim edhe pjesën e mbetur të qumështit, duke i përzier vazhdimisht derisa të bëhen masë homogjene.

Step 4E vendosim në frigorifer për të paktën 5 orë.

Step 5Pasi e nxjerrim nga frigoriferi, me ndihmën e një luge i japim formën e topathave të vegjël të dhe i kalojmë në kakao.