5 / 5

Trileçe

Kjo ëmbëlsirë e shijshme që përgatitet përmes tre llojeve të ndryshme të qumështit është e thjeshtë dhe ka një shije të lehtë e unike. Ndiqni hapat për të përgatitur recetën klasike të trileçes, një nga ëmbëlsirat më të preferuara për shqiptarët.

Përbërësit Kryesorë: miell, vezë, sheqer

6870

Përbërësit

250 gr miell

250 gr sheqer

6 kokrra vezë

500 ml qumësht pana

500 ml qumësht panda (i kondesuar)

400 ml qumësht lope

4 lugë gjelle glazë/krem karameli (mund ta gjejmë të gatshëm në supermarket)

20 gr ose 1 lugë çaji sodë buke

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

770

Kaloritë (kcal)

182

Yndyrnat Totale (g)

2.3

Kripa (g)

0.49

Proteina(g)

6.6

Karbohidratet Totale (g)

33

Sheqernat (g)

26

Udhëzimet

Hapi 1Fillimisht përgatisim pandispanjën. Vendosim vezët dhe sheqerin në mikser për t'i përzier.

Hapi 2Pasi përzierjes, shtojmë miellin dhe i përziejmë sërish për 5 minuta.

Hapi 3Ndezim furrën në temperaturën 160 gradë. Ndërkohë bëjmë gati tavën, duke e lyer fillimisht me pak gjalpë. Vendosim masën e krijuar nga mikseri dhe e lëmë të piqet për 30 minuta.

Hapi 4Përgatisim pjesën tjetër të trileçes. Vendosim për t'u zier në një tenxhere tre llojet e qumështit.

Hapi 5Pandispanjën e ftohur e presim në racione. Hedhim sipër qumështin e zier, në mënyrë që të zbutet në të gjitha anët e tavës.

Hapi 6Shkrijmë kremin/glazën e karamelit në një tenxhere të pastër, dhe më pas ia hedhim trileçes, si shtresa finale e ëmbëlsirës.

Hapi 7E lëmë ëmbëlsirën të ftohet për 4 orë. Pas ftohjes, është gati për t'u shijuar.