0 / 5

Vezë të rrahura me salmon të tymosur

Receta e vezëve të rrahura me salmon të tymosur është një alternativë fantastike dhe ushqyese me proteina për vaktin e mëngjesit. Ato janë gjithashtu fantastike si antipastë, të lehta përpara vakteve dhe burim energjie për ditët e ngarkuara.

Përbërësit Kryesorë: salmon, vezë, qumësht, bukë Yndyrna Të Ulëta Pa Gluten

520

Përbërësit

100 gr salmon i tymosur

5 kokrra vezë

5 lugë gjelle qumësht

4 feta buke të thekur

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Majdanoz

Pak gjalpë

Fakte Mbi Të Ushqyerit

Servirja për 100 gr

Energjia (kJ)

828

Kaloritë (kcal)

198

Yndyrnat Totale (g)

12

Kripa (g)

1.1

Proteina(g)

12

Karbohidratet Totale (g)

11

Fibrat Dietike (g)

0.6

Sheqernat (g)

1.4

Udhëzimet

Hapi 1Në një enë vendosim vezët, qumështin, kripën, piperin dhe majdanozin. I përziejmë, që të krijohet një masë kremoze dhe e plotë. Ndërkohë vendosim vaj ulliri në një tigan në zjarr.

Hapi 2Shtojmë në tigan vezët e rrahura dhe i përziejmë vazhdimisht, në mënyrë që mos të thahen tërësisht duke i lënë pak më shumë se ç’duhet që të jenë të lëngshme.

Hapi 3Vezët e rrahura i hapim në fetat e bukës së thekur dhe vendosim sipër salmonin e tymosur, duke e shoqëruar me pak majdanoz dhe vaj ulliri.