KUSH ËSHTË RENATO MEKOLLI?

Renato Mekolli është tashmë një emër i njohur në gastronomi jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Karriera e tij nisi në Greqi, në restorantin “Spondi” i vlerësuar me 2 yje “Michelin”, dhe më pas e vazhdoi rrugëtimin e tij në disa restorante të tjera të njohura si “Vassilenas” në pozicionin Executive Chef. Puna dhe talenti i tij në zhvillimin e kulinarisë është vlerësuar disa herë me çmime të njohura si Toque d’or, Value for money, Gourmet, etj.

Tashmë, Chef Renato Mekolli është i pranishëm në Shqipëri me restorantin e tij “Umami by Renato Mekolli”, një prej restoranteve më të parapëlqyera dhe më të vlerësuara nga ata që kanë shijuar pjatat e tij plot detaje e shije të veçanta. Për 3 sezone me radhë ka qenë pjesë e formatit të dashur MasterChef Albania dhe tashmë është drejtues i Hell’s Kitchen, një tjetër projekt i madh televiziv për botën e gastronomisë në Shqipëri.

Libri i tij i parë “Sekretet e shijes” vazhdon të jetë një ndër më të suksesshmit e kësaj fushe. Këtë herë ai vjen për ju me librin e tij të dytë “50 Shijet e Pastave”, të cilin shumë shpejt do të keni mundësi ta bëni tuajin. 