Sekretet e Shijes

“Sekretet e Shijes” është libri i parë i chef Renatos, botuar në vitin 2016 nga botimet Dudaj.

Ai përfshin mbi 170 receta të kategorive të ndryshme, ku i bashkangjiten këshilla të vlefshme gatimi dhe teknika të veҫanta. Libri prezanton receta plot shije dhe fantazi, ngjyra dhe ide.

Pjatat që sugjerohen mund të gatuhen lehtësisht dhe përmbajnë përbërës të thjeshtë dhe të zakonshëm në tregun shqiptar. Chef Renato kujdeset të përfshijë këshilla, sekrete kuzhine dhe menu të veçanta, një guidë për të gjithë të apasionuarit pas gastronomisë, dhe jo vetëm.

Gjatë panairit të 19-të të librit që u organizua në datat 9-13 nëntor 2016, “Sekretet e Shijes” u rendit si libri më i shitur nga kategoria e librave të gatimit.

Pas këtij klasifikimi, chef Renato u shpreh:

“Librin tim e bën të veçantë origjinaliteti. Është një libër me receta të qarta, me këshilla, por mbi të gjitha me sekrete që unë kam dashur t’i ndaj me të gjithë lexuesit. Recetat përmbajnë pak produkte dhe me to mund të krijosh një pjatë si një kuzhinier profesionist.”

Sekretet e Shijes

“Sekretet e Shijes” është libri i parë i chef Renatos, botuar në vitin 2016 nga botimet Dudaj.

Ai përfshin mbi 170 receta të kategorive të ndryshme, ku i bashkangjiten këshilla të vlefshme gatimi dhe teknika të veҫanta. Libri prezanton receta plot shije dhe fantazi, ngjyra dhe ide.

Pjatat që sugjerohen mund të gatuhen lehtësisht dhe përmbajnë përbërës të thjeshtë dhe të zakonshëm në tregun shqiptar.

Chef Renato kujdeset të përfshijë këshilla, sekrete kuzhine dhe menu të veçanta, një guidë për të gjithë të apasionuarit pas gastronomisë, dhe jo vetëm.