Përgatitja e Limonadës në shtëpi është shumë e thjeshtë dhe merr më pak se 5 minuta kohë në kuzhinë. Më së shumti do t’u duhet të përzieni përbërësit para se t’i vendosni në shishe dhe bakteret miqësore do të japin efektin e tyre final.
Limonada natyrale e fermentuar përmban probiotikë, që i japin gazin dhe shkumën, të ngjashme me pijet e gatshme të gazuara.
Kjo recetë ju ndihmon që të përgatisni këtë pije shumë të shijshme, e cila është një zëvëndësuese e shëndetshme e pijeve të gazuara.
Atë mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ta shërbeni me akuj dhe ta zbukuroni me feta limoni.

Përbërësit
6 gota ujë
1 gotë lëng limoni (afërsisht 6-8 limona të shtrydhur)
½ filxhan me mjaltë
½ – 1 filxhan kefir
Enë të vecanta
Shishe qelqi bosh
Përgatitja
Hapi 1 – Shtrydhim limonat duke përdorur një shtrydhëse frutash. Kujdesemi që të bëhet 1 gotë lëng limoni.
Hapi 2 – Ngrohim ujin në një tenxhere me zjarr të ulët dhe e mbajmë të ngrohtë aq sa të shpërndahet mjalti. Vendosim mjaltin dhe e përziejmë derisa të shkrihet plotësisht. Fikim zjarrin dhe heqim tenxheren.
Hapi 3 – Përziejmë lëngun e limonit me kefirin tek tenxherja me ujë dhe mjaltë.
Hapi 4 – Shpërndajmë lëngun e limonit në 3 shishe qelqi përmes një gypi dhe i mbyllim shishet.
Hapi 5 – E lëmë limonadën në temperaturën e ambientit që të fermentohet për të paktën 24 orë ose deri në 7 ditë. Mund të hapim shishet për t’i kontrolluar shijen dhe gazin.
Duhet të kemi parasysh se, sa më shumë ditë të qëndrojë e mbyllur dhe sa më i ngrohtë ambienti, aq më e thartë dhe e gazuar do të bëhet limonada.
Burimi: Food Matters