Një kombinim të cilin do ta adhuronte çdo person që konsumon me tepri produkte plot karbohidrate.

E tillë është Simitja Pogaçe – byrek me shumë gjalpë brenda një simiteje.

Ky produkt është shumë i preferuar në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. 

Ai konsumohet në mëngjes dhe shërbehet si sanduiç.

Bukëpjekësit përgatisin simitet me fara susami dhe i mbushin me byrekë, pa shtuar mish, djathë apo salcë. Vetëm bukë.

Ky kombinim me origjinë të vjetër e përgatit simiten me miellin e qiqrave, që i jep shijen tipike të ëmbël. 

Gjithashtu, byreku përgatitet me yndyrën e qumështit të lopës, që i jep aromën dhe shijen e veçantë.

 

Related image

 

Ashtu siç gjendet tradicionalisht dhe në Shqipëri, byreku mbushet me djathë, perime ose mish.

Por, byreku që i shtohet simites pogaçe është thjesht brumë.

Për ta shijuar dhe shoqëruar, ata e konsumojnë me kos. 

Sanduiçi nuk ka shumë shije dhe mund të jetë i thatë pa u shoqëruar me kos, por përbërja e tij plot karbohidrate e bën atë një mëngjes fantastik për vendasit.

Nëse do të vizitoni Shkupin së shpejti, mos u largoni pa provuar shpirtin e qytetit. 

 

 

Burimi i artikullit: Gastro Obscura