Kjo supë e butë dhe e shijshme përbën një pjatë të mrekullueshme për t’u shijuar gjatë netëve të dimrit. Perfekte për të shoqëruar festimet në familje për Krishtlindje dhe natën e vitit të ri!

Alternativë fantastike për vegjetarianët dhe veganët! Mund ta shërbeni me pak krem dhe të vendosni majdanoz të copëtuar e piper.

 

Përbërësit

  • 500 gr gështenja
  • 100 gr gjalpë
  • 1 litër e 1/2 lëng pule
  • 1 limon i shtrydhur
  • 1 lugë kos
  • 1 qepë e grirë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 shkop kanellë
  • Kripë
  • Piper

 

Përgatitja

Hapi 1 | Gështenjat i presim pak para se ti fusim për të zier. Zierja e tyre fillon me ujë të ftohtë.

Hapi 2 | I pastrojmë ato menjëherë të ngrohta siç janë (sepse kur ftohen bëhen të vështira për t’u qëruar).

Hapi 3 | Në një tenxhere vendosim gjalpin, qepën, hudhrat, gështenjat dhe i përziejmë për disa minuta në zjarr të ngadaltë.

Hapi 4 | Më pas shtojmë lëngun e pulës, lëngun e limonit, kripën, piperin, kanellën dhe kosin. Ziejmë supën derisa të marrë shijen që dëshirojmë dhe më pas e kalojmë në multi (grirës elektronik).

Hapi 5 | E vendosim në një pjatë dhe është gati për t’u shijuar! E shoqërojmë me bukë të thekur dhe majdanoz.

 

 

Shkëputur nga libri “Sekretet e Shijes”