Mëlçia është një organ i rëndësishëm për trupin e njeriut.

Ajo kujdeset për tretjen, metabolizmin, imunitetin dhe përthithjen e ushqyesve.

Ndër rolet e saj janë pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe ndihmuese në tretjen e ushqimit.

Duke qenë se funksionet e mëlçisë janë të një rëndësie të veçantë, dhe mirëmbajtja është po aq thelbësore.

Mbingarkesa e mëlçisë rrit rrezikun për mbipeshë, sëmundje kardiovaskulare, dhimbje të kokës, probleme me tretjen, etj. 

Në këtë artikull ju sugjerojmë cilat produkte ushqimore duhet të konsumoni, që të kujdeseni siç duhet për të. 

 

Bollgur / Tërshërë

 

Ushqimet që përmbajnë fibër ndihmojnë që mëlçia të funksionojë ashtu si duhet.

Pjata me bollgur / tërshërë ju ndihmon të largoni disa kile të tepërta dhe të eliminoni yndyrnat.

Autore e fotos: Ella Olsson

 

Patate të skuqura dhe burger

 

Ushqimet me shumë yndyrna janë shumë të dëmshme për mëlçinë!

Përpiquni t’i konsumoni rrallë ose aspak kombinimet e yndyrshme të fast-food, si patate të skuqura dhe burger. 

Autor i fotos: Aaron Herschel

Me kalimin e kohës konsumi i këtyre produkteve shkakton inflamacion, që sjell dhimbje të mëlçisë – e njohur si cirrozë. 

 

Brokoli 

 

Nëse doni një mëlçi të shëndetshme, shtoni sa më shumë perime në dietën tuaj.

Niseni duke konsumuar sa më shumë brokoli! 

Ai ndihmon që të mbroheni nga dhjamosja joalkoolike e mëlçisë. 

 

broccoli mix

Burim i fotos: WebMD

 

Kafeja 

 

Studimet tregojnë se konsumi i 2 ose 3 filxhanëve kafe në ditë mund të mbrojë mëlçinë nga dëmtimet e alkoolit ose nga një dietë jo e shëndetshme.

Disa kërkime sugjerojnë se konsumi i saj mund të ulë dhe rrezikun e kancerit të mëlçisë.

 

Autor i fotos: Scott Dierdorf

 

 

Sheqeri i tepërt

 

Shumë ushqime të ëmbla janë të dëmshme për mëlçinë.

Kjo për shkak se një pjesë e funksionit të saj është të konvertojë sheqerin në yndyrë.

Nëse e mbingarkojmë, mëlçia prodhon shumë yndyrë.

 

Autor i fotos: David Lebovitz

 

Në periudha të gjata, mund të krijohet dhjamosja joalkoolike e mëlçisë.

Prandaj kujdesuni për mëlçinë dhe konsumoni ëmbëlsira në sasi të moderuar, duke mos e tepruar.

 

Çaji jeshil

Përmban një lloj antioksidanti i quajtur Katekin.

Kërkimet sugjerojnë se mund të mbrojë nga disa forma të kancerit, përfshirë atë të mëlçisë.

 

Autor i fotos: Samuel Chan

 

Përfitoni më shumë katekin nëse e përgatisni çajin vetë dhe e konsumoni të nxehtë. 

 

Ujë

 

Kujdesi më i mirë për mëlçinë është ruajtja e një peshe të moderuar dhe konsumi i shpeshtë i ujit.

Bëjeni pjesë të rutinës konsumin e ujit, në vend të pijeve të ëmbla si ato të gazuara apo pije energjike sportive.

 

Bajame

 

Të gjitha frutat e thata janë shumë të mira, por bajamet veçanërisht janë burime të vitaminës E.

Vitamina E ndihmon në mbrojtjen kundër dhjamosjes joalkoolike të mëlçisë.

Konsumojini ato si snack ose provoni t’i përfshini në sallata.  

 

Berry nut oatmeal

Burim i fotos: WebMD

 

Minimizoni kripën 

 

Studime të shumta tregojnë se një dietë me nivel të lartë të kripës rrit rrezikun e fibrozës. 

Këshillohet që të shmangni ushqimet e përpunuara si proshuta ose mishi në fast-food.

Zgjidhni perime të freskëta në vend të atyre të konservuara.

Mbani larg tundimin për të shtuar sasinë e kripës në pjatat që përgatisni. 

 

Spinaqi

 

Perimet me gjethe si spinaqi përmbajnë një antioksidant të fuqishëm që quhet Glutation

Ai ndihmon në mirëfunksionimin e mëlçisë. 

 

Burim i fotos: Flickr

 

I thjeshtë për t’u përgatitur, ai krijon një bazë të shkëlqyer për sallatë.

Shumë i shijshëm kur shoqërohet me hudhër, vaj ulliri dhe djathë Parmigiano. 

 

 

Boronica 

 

Kanë lëndë ushqyese të quajtura Polifenol

Ato ndihmojnë që të mbroheni nga dhjamosja joalkoolike e mëlçisë, e cila shpesh ndikohet nga obeziteti dhe kolesteroli i lartë.

 

Autor i fotos: Lan Li

 

Nëse nuk i konsumoni boronicat, atëherë konsumoni ushqime të tjera të pasura me polifenol, si çokollata e zezë, ullinjtë dhe kumbullat.

 

Kujdes me sasinë e alkoolit

 

Konsumi i sasisë së tepërt të alkoolit mund të shkaktojë probleme në mëlçi.

Edhe pirja e rastësishme – 4 gota për femrat dhe 5 për meshkujt – mund të jenë të dëmshme.

Mundohuni të kufizoni konsumin në 1 pije në ditë për femrat dhe 2 në ditë për meshkujt.

 

 

Erëzat

 

Mbroni mëlçinë dhe zemrën në të njëjtën kohë duke konsumuar sasi të vogla të rigonit ose rozmarinës.

Ato janë burim i mirë i polifenoleve të shëndetshme.

 

spice variety

Burim i fotos: WebMD

 

Gjithashtu ju ndihmojnë të shkurtoni kripën në shumë receta.

Erëza të tjera shumë të mira që mund të përdorni janë kanella, pluhuri kerri, dhe kumini.  

 

 

 

Burimi i artikullit: WebMD, Agroweb