Karçofi

 
Karçofi është një bimë ku të gjitha pjesët e tij, si gjethja, kërcelli dhe rrënja, përdoren për të përgatitur ekstrakte medicinale. 
 
Ai ndihmon në reduktimin e simptomave të urthit dhe efektin “hangover” të alkoolit.
 
Karçofi përdoret gjithashtu për kolesterolin e lartë, sindromën e zorrëve të irrituara, problemet e veshkave, aneminë, artritin, infeksionet e fshikëzës dhe problemet e mëlçisë, si hepatiti C. 

 

Disa njerëz përdorin karçof për të trajtuar pickimet nga gjarpërinjtë, parandalimin e gurëve të tëmthit, uljen e presionit të gjakut dhe uljen e sheqerit në gjak.

 

 
Globe artichoke
Burim i fotos: BBC Good Food
 
 

Shpargu 

 

Shpargu është një bimë që përdoret për të trajtuar infeksionet e traktit urinar dhe kushtet e tjera të traktit urinar që shkaktojnë dhimbje dhe ënjtje.

Përdorime të tjera përfshijnë trajtimin e reumatizës, çekulibrin e hormoneve tek gratë, thatësi në mushkëri dhe fyt, konstipacion, dhimbje nervore (neuritis), SIDA, kancer dhe sëmundje të shkaktuara nga parazitët.

Shpargu përdoret gjithashtu për parandalimin e gurëve në veshka dhe fshikëz, dhe për parandalimin e anemisë për shkak të mungesës së acidit folik.

Ai mund të përdoret direkt në lëkurë për pastrimin e fytyrës, tharjen e plagëve dhe trajtimin e akneve.

Në ushqime, shpargu konsumohet si perime. 

Farat dhe ekstraktet e rrënjëve të tij përdoren në pije alkoolike.

Shpargu është një burim i mirë i fibrave ushqyese, acidit folik, vitaminës C, vitaminës E, vitaminës B6 dhe disa mineraleve.

 
 
 
Asparagus
Burim i fotos: BBC Good Food
 
 
 
 

Avokado 

 

Fruti i avokados është një ushqim shumë popullor. Ai është burim i mirë i kaliumit dhe yndyrnave të shëndetshme.

Frutat, gjethet dhe farat e tij përdoren për të bërë ilaçe.

Frutat e avokados përdoren për të ulur nivelet e kolesterolit dhe për të ulur urinë.

Vaji i avokados aplikohet direkt në lëkurë për të zbutur dhe shëruar lëkurën.

Në kombinim me vitaminën B12, avokado trajton një gjendje të lëkurës të quajtur psoriasis.

Pulpa e frutit përdoret kryesisht për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të shpejtuar shërimin e plagëve.

Farat, gjethet dhe lëvorja përdoren për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve.

Avokado përmban shumë fibra dhe kjo mund të shpjegojë aftësinë e tij për uljen e kolesterolit.

 

AvocadoBurim i fotos: BBC Good Food

 

Salmoni

 
Është një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë, vitaminave dhe mineraleve (përfshirë kaliumin, selenin dhe vitaminën B12).
 
Ai përmban acidet yndyrore omega-3, grup yndyrnash esenciale që janë përgjegjëse për reputacionin e vajit të peshkut si një ushqim me vlera për trurin.
 
Sot, salmoni i tymosur gëzon titullin si ushqim tradicional në kuzhinat e Federatës Ruse, Britanisë dhe vendeve Skandinave.
 
Në 100 gr salmon përfitojmë 232 kalori, 25 gr proteina dhe 14.6 gr yndyrna. 
 
 
A salmon fillet with garlic, lemon, rosemary and black pepper
Burim i fotos: BBC Good Food
 

 

Karrota

 

Ajo dallohet si një bimë fantastike në trajtimin e kancerit, konstipacionit, diabetit, diarresë, mungesën e vitaminës A, mungesën e vitaminës C dhe mungesën e zinkut.

 

Karrota përmban një kimik të quajtur beta-carotene, i cili vepron si antioksidant.

Ajo përmban dhe fibra dietike, të cilat mund të përmirësojnë kushtet e stomakut dhe të zorrëve.

 

Disa kërkime të hershme tregojnë se konsumi i karrotës për 10 javë përmirëson normën e rritjes në fëmijët me mangësi të vitaminës A.

Rrënjët e karrotës mund të konsumohen të papërpunuara, të ziera, të skuqura ose të avulluara.

Ajo mund të shtohet në ëmbëlsira dhe mund të përgatitet si lëng.

 
 
Carrot
Burim i fotos: BBC Good Food
 
 
 
 
Burimi i artikullit: Web MD Health