Rrepka 

Rrepka ka një shije të butë dhe të freskët, me teksturë pak krokante.

Ndër varietetet më të njohura janë ato të vogla në formë të zgjatur, me lëkurë ngjyrë rozë në të kuqe dhe të brendshme të bardhë. 

Rrepkat janë të pasura me acid folik dhe kalium, dhe janë një burim i mirë i vitaminës B6, magnezit, riboflavinës dhe kalciumit.

Për të ruajtur fortësinë e tyre, vendosini në ujë të ftohtë për disa orë.

Gjithmonë përgatitini pak para se t’i përdorni, pasi humbasin shijen e tyre kur priten.

 

 

Rukola

Kjo gjethe me origjinë nga Mesdheu është përdorur si sallatë që në kohën e mbretëreshës Elizabet.

Rukola ka një shije të fortë dhe gjethet e saj japin një “pickim” të lehtë kur i shijon. 

Mund ta përzieni me gjethe të tjera sallate ose ta shtoni sipër makaronave ose picës.

Ajo është një burim i pasur i vitaminës A, fibrës, vitaminës C, vitaminës K, folatit, hekurit, kalciumit, fosforit, magnezit, manganit dhe kaliumit.

 

Image result for arugula

 

Kajsia

Frut i ngjashëm me pjeshkën, nektarinën, kumbullën dhe qershinë, kajsitë janë aromatike, me lëkurë të butë dhe ngjyrë që shkon nga e verdhë e zbehtë në portokalli të thellë.

Në Shqipëri, kajsia rritet më shumë në zonat e Lushnjës, Beratit, Përmetit, por gjendet dhe në Vlorë, Delvinë apo edhe në zona të tjera.

Ky frut përdoret për konsum të freskët, por mund të përpunohet për t’u bërë reçel apo komposto.

Ajo përmban rreth 14% sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si kalium, fosfor, kalcium dhe vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. 

 

Related image

 

Shalqi

Një nga frutat më të konsumuar gjatë verës, shalqini vjen me përbërje pothuajse i tëri ujë dhe ndihmon për t’u hidratuar.

Shalqini ka më shumë likopen se domatet, një antioksidant të fuqishëm që i jep frutave ose perimeve ngjyrën rozë ose të kuqe.

Thuhet se lëngu i shalqinit çliron nga dhimbjet e muskujve.

Farat dhe cipat e bardha të tij janë të ngrënshme. Po ashtu, lëvorja e shalqinit përmban shumë elementë ushqyes të shëndetshëm, që i bëjnë mirë gjakut.

 

 

Kumbulla

Kumbullat jeshile janë të rrumbullakta, shpesh të tharta dhe aspak të buta në kafshim. 

Tipike përgjatë stinës së verës, ato përdoren gjerësisht në kuzhinë për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme. 

Ato janë pastruese të lehta të aparatit tretës, pasurojnë gjakun me elemente të reja dhe luftojnë aneminë.

Janë fruta freskuese, shuajnë etjen dhe hapin oreksin.

 

Related image

 

Qershia

Fundi i majit shënon ardhjen e qershiave dhe vishnjave, që dallohen për ngjyrat dhe shijet e tyre të veçanta.

Qershia përmban sheqerna, glucide, vitamina dhe elementë si kalium, kalçium, magnez, etj. 

Lëngu i saj ka veti antitoksiduese dhe pastruese për mëlçinë, parandalon diabetin, rrit rruazat e kuqe në gjak,etj.

Vishnjat përmbajnë elementë kimikë që i japin ngjyrën e kuqe dhe kanë aftësi të shuajnë dhimbjet e ndryshme.

Gjithashtu, këto antioksidantë janë shumë herë më efektivë se medikamentet farmaceutikë të vitaminës E.

Bishtat e tyre kanë gjithashtu veti kurative. Kur konsumohen të ziera në çaj, ato kurojnë inflamacionin e rrugëve të sistemit urinar dhe të kisteve. 

 

red cherry fruits

 

Pjepri / Vedeni

Pjepri ul stresin dhe mërzitjen, lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit.

Ai është burim i mirë i hekurit, kalciumit, fosforit dhe vitaminës A dhe C. 

Rekomandohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga mëlçia e zezë dhe anemia.

Është një nga frutat më të mirë për të trajtuar problemet me veshkat, përmirëson shikimin dhe ofron vlera për kockat e dhëmbët.

 

Related image

 

Burimi i artikullit:

BBC Good Food, AgroWeb