Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë për flokë të shëndetshëm dhe të fortë?

Njihuni me ushqyesit më të mirë, si proteinat, vitaminat dhe mineralet, që furnizojnë flokët me gjithçka që duhet për të qenë të fortë dhe plot shkëlqim. 

 

Proteina

 

Ndonëse flokët përbëhen nga proteina (Keratin), ato kanë nevojë për sasi të mjaftueshme të proteinave që të jenë të fortë dhe të shëndetshëm.

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm, flokët do të bëhen të thatë dhe të dobët.

Dietat ekstremisht të ulëta në proteina mund të kufizojnë rritjen e flokëve dhe ndonjëherë edhe në humbjen e tyre.

Zgjidhni ushqime si mishi i pulës ose i gjelit, peshku, legumet, arrat, produktet e bulmetit dhe vezët.

 

Hekur

 

Hekuri është një mineral veçanërisht i rëndësishëm për flokët. 

Sasia e ulët e tij është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së flokëve.

Folikula dhe rrënja e flokëve ushqehen nga një furnizim i pasur gjaku me lëndë ushqyese.

Disbalanca e furnizimit me lëndë ushqyese ndikon në ciklin e rritjes së flokëve.

Produktet shtazore si mishi i kuq, mishi i pulës dhe peshqit japin sasi të gatshme të hekurit, për t’u përthithur nga qelizat.

Vegjetarianët mund të rrisin dozat e hekurit duke konsumuar thjerrëza, spinaq dhe perime të gjelbra si brokoli, kale (gjethe lakre) dhe sallatë.

 

Vitaminë C

 

Vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit, kështu që ushqimet e pasura me të mund të shoqërohen me ushqimet me hekur.

Ajo ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që forcon kapilarët furnizues të boshteve të flokëve.

Burimet më të mira të vitaminës C janë rrushi i zi pa fara (blackcurrant), boronica, brokoli, kivi, portokalli, papaja, luleshtrydhja dhe patatet e ëmbla.

 

Omega-3 

 

Acidet yndyrore Omega-3 janë yndyrna të rëndësishme që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë, ndaj duhet të merren përmes dietës ushqimore.

Omega-3 gjendet në qelizat që rregullojnë skalpin e kokës dhe gjithashtu siguron vajra që e mbajnë skalpin dhe flokët të hidratuar.

Ushqehuni me produkte si salmon, harengë, sardele, troftë, skumbër dhe me produkte bimore si avokado, fara kungulli dhe arra.

 

Zink

 

Për të mbrojtur skalpin e kokës nevojiten minerale të rëndësishme si zinku.

Mungesa e tij mund të shkaktojë humbjen e flokëve dhe krijon një skalp të thatë e të brishtë.

Burim i mirë i zinkut janë drithërat, mishi i viçit, midhjet dhe veza.

 

 

Burimi i artikullit: BBC Good Food